Mirë se erdhët në programin online:

Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja!

Ëndrra juaj për të rritur dhe për të edukuar 
fëmijë konfident, mund të bëhet një realitet i prekshëm!
Fillojmë në 6 PRILL 2021!

Me këtë program edukimi mësoni se si mund të rrisni fëmijë me besim tek vetja, duke punuar njëkohësisht edhe me veten tuaj. Me këtë program, hap pas hapi, ju që doni t'i shikoni fëmijët tuaj të jenë më konfident dhe shumë më të suksesshëm, ndërtoni me 
kujdes një shtëpi më të sigurt, për të cilën fëmijët kanë shumë nevojë. 

Shumica e prindërve duan më të mirën për fëmijët e tyre. 
Ata duan që fëmijët e tyre, TANI dhe në të ardhmen, të arrijnë ato çfarë ata dëshirojnë.

Unë e besoj që edhe ju bëni pjesë në këtë grup prindërish.

Imagjinoni një moment, se sa më i lehtë bëhet prindërimi, sikur ju të njihni:

 
  • nevojat emocionale të fëmijës.
  • ​teknika dhe strategji komunikimi ndryshe.
  • teknika konkrete për kritikën konstruktive, vendosjen e kufijve dhe gjetjen e zgjidhjeve në momente kritike.
  • metoda konkrete për zgjidhjen e konflikteve dhe rivalitetit mes fëmijëve.
  • ​metodologjinë e më të mirëve për të njohur dhe për të kuptuar më mirë fëmijët tuaj.
  • ​​metodologjinë se si t'i motivoni dhe si t'i stimuloni.
  • ​njohuri konkrete se si të komunikoni me fëmijët tuaj për frikërat, dyshimet e tyre, si të ndihmoni fëmijët e turpshëm, apo ata që shfaqin shenja të perfeksionizmit.
  • ​teknika dhe këshilla të dobishme dhe praktike, që ju ndihmojnë të nxirrni më të mirën nga vetja dhe fëmijët tuaj.
  • ​shtyllat e vetëdijësimit dhe të vetëvlerësimit, gjithmonë me një qëllim të vetëm: edukimin e fëmijëve në të gjitha nivelet, për të rritur vlerat personale të fëmijës, por njëkohësisht bashkë me të edhe vlerat tuaja.
Unë jam e sigurt që ju, që tani mendoni ndryshe nga shumica. 
Ju nuk jeni këtu për të pasur fëmijë si shumica, por jeni këtu, sepse me gjithë mend doni të keni një familje me struktura të shëndetshme, të cilat janë baza ku fëmija juaj mund të mbështetet dhe ku ai formohet! Apo nuk është kështu?
Unë ju tregoj se SI JU, mund të edukoni fëmijë konfident!
Jam Shpresa Rupar, Trajnere Ndërkombëtare e licensuar e Programimit Neuro-Linguistic™, trajnere dhe mentore në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, me disa licensa ndërkombëtare, spikere, përkthyese, blogere, grua biznesi, nënë 
e një vajze, bashkëshorte, si dhe krijuese e disa programeve, midis tyre edhe programi i edukimit: 
”Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja".
 
Kam përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ku në 1994 jam diplomuar: “Mësuese e gjuhës angleze", por jeta më lidhi me fushën e biznesit. Kjo u bë shkak që unë të studioja në drejtime të ndryshme dhe sot mund të them që jam një produkt i eksperiencave dhe kulturave të ndryshme. 
Këto eksperienca më kanë bërë të besoj, se KONFIDENCA është baza e suksesit.

Përgatitini fëmijët tuaj për suksesin!
Por, me këtë program nuk bëhet fjalë vetëm për edukimin e fëmijëve.
Dhurata më e bukur që mund t'iu bëjmë fëmijëve tanë, është që ne vetë të bëhemi shembulli më i mirë për ta, ne vetë të jemi personi ku fëmija mund të mbështetet, ne vetë të jemi personi nga i cili fëmija mund të mësojë, si dhe të ndihet i sigurt të shprehë mendimet e tij, të flasë për problemet dhe frikërat e brendshme, të ndihet i rrethuar me dashuri, sepse këto janë bazat e shëndetshme që atij i duhen gjatë gjithë jetës.
 
Për të arritur atë që dëshironi, ju, së bashku me fëmijët tuaj, keni një udhëtim për të bërë. Ky udhëtim është më i lehtë nga sa e mendoni.

Unë, me këtë program, kam shtruar rrugën e cila, hap pas hapi, e bën udhëtimin tuaj shumë më të sigurt, shumë më të bukur, sepse fëmija ka nevojën e një bashkëudhëtari, dhe ju prindërit mund të jeni bashkëudhëtari më i mirë i tyre. Ju jeni vetëm një hap larg këtij realiteti të prekshëm.
Lexoni me kujdes se çfarë kanë arritur disa prindër që kanë punuar deri tani me mua.

Lehtësi

Pagesa mund të bëhet direkt në llogarinë tonë bankare, ose nëpërmjet kartës së kreditit.

Çfarë ju ofrojmë ndryshe?

Ju mund të dilni nga programi kurdo që dëshironi, pa pasur asnjë lloj detyrimi ndaj nesh. Kur vendosni të largoheni nga programi, ju do të keni qasje tek modulet e programit që keni ndjekur deri në atë moment.
Programi 12 mujor përmban 48 module. Fillojmë në 6 PRILL 2021!
Muaji I:
Çfarë është konfidenca e shëndetshme
Rëndësia e vetëvlerësimit.          
Fillojmë me vetëvlerësimin, rolin dhe ndikimin e tij në jetën tonë. Vazhdojmë me nevojat emocionale të fëmijës dhe raporti që ju keni me ta. 

Më tej vazhdojmë të shohim se kush jeni ju dhe raporti me fëmijën tuaj të brendshëm. 
Në vazhdim ju njohim me një teknikë konkrete të kritikës konstruktive.
Muaji II:
Si të praktikoni dëgjimin dhe kthimin e përgjigjeve ndaj fëmijëve tuaj? 
Këtu njiheni me nivelet e komunikimi dhe si të praktikoni dëgjimin & kthimin e përgjigjeve ndaj fëmijëve tuaj. Vazhdojmë me vendosjen e rregullave dhe kufijve. 

Trajtojmë problemin e rivalititetit mes fëmijëve, ku njihemi me njohuri dhe teknika se si të silleni ju si prind në raste të tilla.
Muaji III:
Cila është shtylla kryesore e vetëvlerësimit dhe si të filloni të punoni me veten dhe fëmijët tuaj?
Këtu njiheni me shtyllën e parë kryesore të vetëvlerësimit, me qëllim edukimin e fëmijëve në të gjitha nivelet. 

Vazhdojmë me njohjen e vetes në brendësi, duke përdorur sistemet e Programimit Neuro-Linguistik, si dhe komunikimi me anë të këtyre sistemeve në nivele të thella.
Muaji IV:
Cila është shtylla tjetër e vetëvlerësimit? Si të pranoni 
          veten në nivele të tjera?             
Këtu njiheni me shtyllën e dytë të vetëvlerësimit, si dhe mësoni njohuri konkrete se si të kuptoni gabimet që mund të bëni në mënyrë të pavetëdijshme si prindër.

Vazhdojmë me rrethin e jetës në mënyrë që të gjeni ekuilibrin, mendje – trup - shpirtDuke mësuar këto njohuri dhe teknika konkrete, ju mund të orientoni fëmijët tuaj drejt një jete që i plotëson dhe ju jep qetësi të ndërsjelltë.
Muaji V:
Frikërat dhe si të komunikoni me fëmijët për frikërat e tyre?          

Këtu njihni se cilat janë frikërat dhe si t'i kontrolloni ato. Vazhdojmë me njohuri dhe teknika konkrete se si të komunikoni me fëmijët për frikërat e tyre dhe si mund t'i ndihmoni për eleminimin e këtyre frikërave.

Vijojmë më tej me dialogun e brendshëm, dyshimet tek vetja dhe se si, ju vetë, mund të ndihmoni fëmijët tuaj kur dyshojnë tek vetja.
Muaji VI:
Cila është shtylla tjetër e vetëvlerësimit? Si fëmijët tuaj të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre? 
Këtu njiheni me përgjegjësinë, dialogun me fëmijën tuaj dhe vazhdojmë me vendosjen e kufijve. 

Vijojmë me lëvdatën dhe kritikën, dhe kjo nëpëmjet komunikimit sipas sitemit VAKOG të NLP-së. 

Më tej ju njohim me objektivat SMART dhe strategjitë për të jetuar një jetë me qëllim, si një nga domosdoshmëritë e kohëve ku ne sot jetojmë.
Muaji VII:
Si të ndihmoni fëmijën tuaj të zbulojë objektivin e tij? 

Këtu vazhdojmë me objektivat SMART, por për ti bërë ato më të kapshme për fëmijët tuaj, Vision board dhe Vizualizimi.

Vazhdojmë më tej me modelet linguistike sipas Programimit Neuro-Linguistik.
Muaji VIII:
Empatia dhe inteligjenca emocionale. 

Me njohuritë e deritanishme, ju kuptoni inteligjencën emocionale.  

Në modulet e muajit të tetë, njiheni me empatinë e vërtetë dhe teknika konkrete të Programimit Neuro-Linguistik, që e çojnë inteligjencën tuaj emocionale në nivele të tjera dhe si mund t'i përdorni këto njohuri  me fëmijët tuaj.
Muaji IX:
Mosha e adoleshencës.

Në këto module njiheni më gjerë me pubertetin, drejtimin dhe edukimin seksual, identitetin dhe luftërat e brendshme të adoleshentit dhe si mund të ndihmoni adoleshentët gjatë kësaj periudhe të jetës.
Muaji X:
Shtylla tjetër e vetëvlerësimit. 

Vetëvlerërismi ka shumë elementë. Në vazhdim njiheni me shtyllën tjetër të vetëvlerësimit. Programin e vazhdojmë me kulturën financiare dhe strategji konkrete për përgjegjësitë dhe financat. 

Vazhdojmë me vendosjen e ekuilibrit mes botës materiale dhe asaj të brendshme, si dhe me integritetin personal dhe rëndësinë e tij në arritjen e paqes së brendshme.
Muaji XI:
Perfeksionizmi dhe turpi.

Këtu ju njohim me dy nga problemet kryesore që bëhen pengesë për të arritur rezultatet e dëshiruara. 

Si të kuptojmë që kemi fëmijë perfeksionist? Çfarë mund të fshihet pas kësaj? Më tej vazhdojmë me teknika konkrete se si ju si prindër mund të ndihmoni fëmijët tuaj për të kapërcyer perfeksionizmin dhe turpin.
Muaji XII:
 Zvarritja dhe çfarë fshihet 
pas saj?
Në katër modulet e muajit të fundit njiheni me zvarritjen, arsyet që e shkaktojnë atë, si të kuptoni shkaqet e zvarritjes, në mënyrë që të ndihmoni fëmijët tuaj të përballin me guxim realitetin apo sfidat me të cilat ndeshen. 

Në fund trajtojmë të ardhmen, dhe si ju, duke përdorur strategjitë e Programimit Neuro-Linguistik, mund ta planifikoni atë.
Sa është investimi tek ky program që ndryshon të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj?

Anëtarësimi mujor  

Vetëm 29 EUR

ose

Anëtarësimi vjetor

290 EUR

Lehtësi

Pagesa mund të bëhet direkt në llogarinë tonë bankare, ose nëpërmjet kartës së kreditit.

Çfarë ju ofrojmë ndryshe?

Ju mund të dilni nga programi kurdo që dëshironi, pa pasur asnjë lloj detyrimi ndaj nesh. Kur vendosni të largoheni nga programi, ju do të keni qasje tek modulet e programit që keni ndjekur deri në atë moment.

Por, programi ka edhe benifite të tjera...

Pas çdo moduli ju dërgojmë një ushtrim, i cili e bën udhëtimin tuaj shumë më të lehtë dhe shumë më efikas.
Përveç këtij thesari njohurish, teknikash, metodologjie, duke e pasur të qartë që, ashtu si fëmijëve (që gjithmonë kanë nevojë për një shtëpi të sigurt), edhe ne prindërve është pikërisht ajo shtëpia e sigurt që na mungon më shumë, unë krijoj brenda grupit privat në FACEBOOK, një shtëpi e hapësirë të sigurt, ku të ndani problemet, sfidat, dilemat me të cilat ju ndesheni gjatë udhëtimit tuaj të bukur, atë të edukimit të fëmijës.
Ku dhe si mbahet programi?
  • 4 module në muaj (gjithsej 48 module)Materiali i çdo trajnimi është i përgatitur në formate të ndryshme: VIDEO, AUDIO, përmbledhje e çdo moduli në PDF. Pas çdo moduli keni  një ushtrim. Trajnimi fillon në 6 PRILL 2021, ora 20:00. Takimi i parë mbahet LIVE online
  • BONUS1x muaj jam LIVE në grupin brenda Facebook-ut, ku ju përgjigjem gjithë pyetjeve tuaja konkrete. Herë pas here kemi seanca MEDITIMI.
  • Suporti i përditshëm brenda grupit në facebook, për çdo gjë të paqartë që mund të keni, qoftë në lidhje me modulet, qoftë kur i provoni teknikat e ndryshme dhe mund të mos jeni të sigurt nëse kjo mënyrë komunikimi, ky reagim apo formulim pyetjesh ishte ok. Brenda grupit keni hapësirë për të ndarë eksperiencat tuaja apo një problem konkret që mund të keni atë moment dhe mund të keni nevojë për një zgjidhje apo përgjigje të shpejtë.
A është ky program për mua?

Njerëzit me të cilët kam punuar deri tani, kanë gjetur vlera të jashtëzakonshme brenda këtij programi dhe ata janë:

  • ​nëna të dy apo tre fëmijëve. 
  • ​nëna të cilat çdo ditë ndeshen me sfida të ndryshme. 
  • ​prindër dhe edukatorë të cilët e kanë të qartë që edukimi i fëmijëve kërkon shumë më tepër se plotësimi i nevojave fizike.
  • ​zonjushat që kanë probleme për të gjetur partnerin e jetës, pasi ajo vajza e vogël brenda tyre ka ende plagë dhe dhimbje nga fëmijëria, apo sepse kanë humbur besimin tek vetja.
  • ​zonja dhe zonjusha që kanë probleme me ankthin.
  • ​zonja të cilat presin të bëhen nëna.
  • zonja, zonjusha dhe zotërinj të cilët kërkojnë ekuilibrin mes jetës personale dhe asaj profesionale.
  • ​zonja të cilat janë sot gjyshe dhe kanë dëshirën që t'i përshtaten zhvillimit të kohëve moderne, për të pasur një qasje ndryshe me nipërit dhe mbesat.
  • ​​mësues/-e që kanë detyrën sa të bukur, por edhe aq sfiduese të edukimit të fëmijëve.

Lehtësi

Pagesa mund të bëhet direkt në llogarinë tonë bankare, ose nëpërmjet kartës së kreditit.

Çfarë ju ofrojmë ndryshe?

Ju mund të dilni nga programi kurdo që dëshironi, pa pasur asnjë lloj detyrimi ndaj nesh. Kur vendosni të largoheni nga programi, ju do të keni qasje tek modulet e programit që keni ndjekur deri në atë moment.
Çfarë thonë disa klientë të kënaqur, të cilët janë pjesë e këtij programi?

Shpresa, të kujtohet në fillim, përmenda që kam probleme me ankthin? Prej sa kam filluar trajnimin me ty nuk kam më probleme. 
Më duket sikura kam hequr 100 kg që 
mbaja mbi vete. Faleminderit shumë.

Sa është investimi tek ky program që ndryshon të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj?

Anëtarësimi mujor  

Vetëm 29 EUR

ose

Anëtarësimi vjetor

290 EUR

Lehtësi

Pagesa mund të bëhet direkt në llogarinë tonë bankare, ose nëpërmjet kartës së kreditit.

Çfarë ju ofrojmë ndryshe?

Ju mund të dilni nga programi kurdo që dëshironi, pa pasur asnjë lloj detyrimi ndaj nesh. Kur vendosni të largoheni nga programi, ju do të keni qasje tek modulet e programit që keni ndjekur deri në atë moment.

Më poshtë lexoni se çfarë mendojnë klientët, të cilët 
kanë punuar me mua, ose janë pjesë e programit:

Bëhuni edhe ju pjesë e grupit që duan ti edukojnë fëmijët 
SI TË MENDOJNË dhe JO ÇFARË TË MENDOJNË!
Ne për ju kemi edhe surpriza të tjera. Kur bëheni pjesë 
e  programit tonë  12 mujor, ju përfitoni edhe dy BONUSE:
Audio
Vetëhipnoza: Si të relaksoheni kur keni ditë të ngarkuara.
Të gjithë kemi ditë të ngarkuara dhe zakonisht kur nuk ndihemi mirë me veten, kur jemi të stresuar, këtë gjë e tregojmë edhe me sjelljen tonë ndaj fëmijëve. 

Kjo audio ju ndihmon të gjeni qetësinë tuaj të brendshme. 
Duke e dëgjuar rregullisht, ju e keni shumë më të lehtë 
edhe komunikimin me fëmijët tuaj. 
Ju me qetësinë tuaj, qetësoni edhe fëmijët tuaj.
Libër
Si të veproni kur keni të bëni me 
njerëz toksikë.
Një nga sekretet e suksesit është aftësia se si të veprojmë 
kur rrethohemi me njerëz toksikë. 

Ato çfarë mësoni me këtë libër, të cilin e kam përgatitur enkas për ju, janë tepër të rëndësishme për të gjetur qetësinë tuaj 
të brendshme. 

Duke praktikuar këto njohuri, ju shikoni ndryshime të menjëhershmesi në jetën personale dhe atë profesionale.

Lehtësi

Pagesa mund të bëhet direkt në llogarinë tonë bankare, ose nëpërmjet kartës së kreditit.

Çfarë ju ofrojmë ndryshe?

Ju mund të dilni nga programi kurdo që dëshironi, pa pasur asnjë lloj detyrimi ndaj nesh. Kur vendosni të largoheni nga programi, ju do të keni qasje tek modulet e programit që keni ndjekur deri në atë moment.
Pyetjet më të shpeshta:
  • ​Kam lexuar libra pa fund, kam provuar disa gjëra, por asgjë nuk funksionon?
  • ​​Nga përvoja ime disavjeçare, si ajo personale, por edhe e klientëve të mi, mund t'ju them që asnjë metodë nuk funksionon pa e praktikuar. Personalisht nuk ofroj quick fixies, por seanca, minimumi tre mujore, ose programe dhe trajnime të plota si ky që po shfletoni tani. Përveç kësaj, anëtarësimi mujor/vjetor, takimet javore dhe suporti ditor brenda grupit, ju ofron mundësinë e zgjidhjes së problemeve konkrete me të cilat ndesheni. Gjithashtu, duke qenë pjesë e një grupi të tillë, ju kuptoni forcën magjike të punës në grup.
  • A mund ta ndërpres anëtarësimin mujor çdo moment?
  • ​Po, ju mundeni, kurdo që vendosni të mos jeni më pjesë e grupit. Sapo të mos keni mbyllur detyrimin mujor, ose të na keni njoftuar që dëshironi të shkyçeni nga programi, nuk do të keni më qasje tek modulet në vazhdim.
  • ​Ky program vlen edhe për të rritur?
  • ​​Po programi është i tillë që vetë prindërit, apo të rriturit të bëhen versioni më i mirë i vetes. Unë, ju garantoj që me këtë program ju ndryshoni mënyrën e komunikimit me këdo. Me anë të komunikimit arrini të kuptoni edhe botën e brendshme të të tjerëve, duke e parë individin si një qenie komplekse. Duke punuar me ndryshimin e mendësisë, këto ndryshime ju ndihmojnë në çdo fushë të jetës dhe i manifestoni me këdo që ju lidh puna gjatë ditëve tuaja.
  • ​Unë nuk kam kartë krediti. Cila është mënyra tjetër e pagesës?
  • ​​​Ju mund të paguani direkt në llogarinë tonë bankare, ose për të gjetur mënyrën më të përshtatshme të pagesës, mund të na kontaktoni: shpresa@shpresarupar.com.
  • ​Unë nuk e kam mundësinë të jem çdo të enjte online. A mundem ta dëgjoj modulin më vonë?
  • ​Po, ju mundeni të ndiqni modulet kurdo që ju dëshironi. Çdo modul gjendet brenda grupit në FACEBOOK.
  • ​Lexova deri tani, por programi më duket sikur është më shumë i përshtatshëm për nënat?
  • ​​Meqenëse rolin kryesor në edukimin e fëmijëve e kanë nënat, kam përmendur më shpesh fjalën nënë, megjithatë programi është edhe për baballarët dhe në fakt sugjeroj që as baballarët të mos e anashkalojnë. Programi është për gjyshet, gjyshërit. Një rol tjetër shumë të rëndësishëm në formimin e fëmijëve kanë edhe edukatorët, mësuesit. Për këtë arsye, ju ftoj edhe juve të bëheni pjesë e grupit, sepse është detyra jonë si prindër dhe edukatorë që fëmijët t’i mësojmë se si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë. E vetmja mënyrë e parashikimit të së ardhmes, është që ta krijojmë atë. Me këtë program ju mësoni fëmijët se si ta krijojnë atë.
  • A pajisem me certifikatë në fund të programit?
  • Po, në përfundim të programit 12 mujor ju pajiseni me certifikatë.

Atyre që doni jepuni krahë të fluturojnë, rrënjë të kthehen dhe arsye të qëndrojnë! 

Dalai Lama

© Shpresa Rupar s.p., Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Kushtet dhe rregullat.